Çiro Imobile rigjeti veten tek ekipi i Lacios, pas një periudhe mjaft të dobët tek Sevija dhe Dortmund. Sulmuesi italian kryeson listën e golashënursve të Serisë A. Aktualisht ka shënuar 27 gola dhe ndodhet 6 gola nga mbajtësi i vendit të dytë, Kristiano Ronaldo. Këto arritje të mëdha nuk i kanë shpëtuar ekipit të Njukastëllit që kërkon ta blejë lojtarin me patjetër. Shifra që pritet të shpenzohet në total nga skuadra angleze është marramendëse, rreth 135 milionë euro.
Sipas “La Gazzeta dello Sport”, plot 55 milionë do të shkojnë në arkat e Lazios, një shifër që me shumë mundësi do e bëjë Lotiton ta mnedojë seriozisht shitjen e sulmuesit bardhekaltër, edhe pse Imobile është shtylla kryesore e ekipit. Sulmuesit gjithashtu do t’i jepet një kontratë 5 vjeçare me një shifër prej 8 milionë euro neto në sezon. Në këtë aspekt Imobile duket të jetë gjithashtu dakord, pasi aktualisht te Lacio mer vetëm 4 milionë euro./Sport Ekspres/