Medon Berisha është një emër që shumë shpejt pritet të jetë pjesë fikse e ekipit të parë të Leçes. Mesfushori shqiptar ka një kontratë profesionale me klubin italian, ku shihet si një talent mjaft premtues. Besimi nga drejtuesit është i lartë, ndërsa vetë lojtari po kalon një formë fantastike me verdhekuqtë.
Berisha është bërë pjesë edhe e ekipeve të moshave të Shqipërisë. 19-vjeçari ka marrë ftesën e Shpresave U21 për muajin mars dhe do të jetë nën urdhërat e Alban Bushit për dy miqësoret e planifikuara kundër Azerbajxhanit U21 dhe Polonisë U21. Një element me mjaft vlera, që në pak vite mund të jetë një emër i rëndësishëm edhe për Kombëtaren A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/