Myrto Uzuni po kalon një periudhë më shumë se pozitive në radhët e Ferencvaroshit, aty ku deri më tani ka arritur të gjejë plot 21 herë rrugën e rrjetës në 30 takime të zhvilluara. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për “Nemzeti.hu”, ku tregon për objektivat e tij në këtë gjysmë të dytë të sezonit. Futbollisti nga Berati zbulon se dëshira e tij është të shënojë 15 gola, si dhe dëshiron të fitojë titullin kampion bashkë me Kupën e Hungarisë. Madje kjo e fundit është i vetmi trofe që nuk ka arritur të ngrejë në duart e tij që nga koha kur është bashkuar me Ferencvaroshin.
“Sa gola planifikoj për të këtë pranverë? Do të isha i lumtur me pesëmbëdhjetë. Unë jam në ligë në shtatë (gola) deri më tani, por vëmendja jonë u deviju këtë vjeshtë. Ishin kualifikimet e Champions League, pastaj erdhi Europa League, na mori shumë energji. Natyrisht, e dinim që as NB I nuk duhej marrë lehtë, por duhej të qëndronim në disa fronte. Guxoj të them pesëmbëdhjetë gola, sepse në pranverë na mbetet vetëm t’i kushtojmë vëmendje kampionatit dhe Kupës së Hungarisë.
Unë jam përtej një kohe të paharrueshme. Kam shënuar 21 gola në 30 ndeshje, përfshirë kampionatin, ndeshjet ndërkombëtare dhe Kupën e Hungarisë. Dhe të mos harrojmë që kam dhënë edhe tetë asistime. Këto janë shifra fantastike.
Përveç pesëmbëdhjetë golave, çfarë dëshiroj për pranverë? Titulli i kampionatit dhe fitorja e Kupës së Hungarisë. Që kur isha këtu në Ferencvárosh, vetëm kjo e fundit mungon në koleksionin tim. Unë shkova në fazën e grupeve të Champions League dhe Europa League, isha kampion i Hungarisë, tani dua të jem fitues i Kupës“, ka deklaruar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/