“Po Juve me Interin pse nuk mbajnë krahë“? Tare shpërthen ndaj Ministrit: Nuk po e ndihmon futbollin, luftën për titull e fitam në fushë

Kryeministri Conte lajmëroi mbrëmjen e djeshme se do të niste fazën e lirimit të masave. Më 4 maj mund të kishte stërvitje individuale të sportistëve, ndërsa ato në grup do të rifillonin më 18 maj. Në këtë mënyrë mesi i qershorit është edhe koha kur mund të nisë sërish Serie A. Por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga Igli Tare. Drejtori sportiv i Lazios i qendron idesë se kampionati duhej të nisë njëherë e më parë dhe këto vonesa nuk janë aspak të tolerueshme.

Në fjalën e tij, Tare kritikon edhe Ministrin e Sporteve, Spadafora, duke u shprehur se nuk po e ndihmon aspak futbollin italian. Sipas vlonjatit është e pakuptueshme përse futbollistët mund të vrapojnë në parqe dhe jo në qendra stërvitore, ku padyshim do të ishin më të sigurt dhe nën masa më të forta sigurie. Ndërkohë për çështjen titull tregon se e kanë fituar në fushë deri tani dhe nuk po ndihen të penalizuar për të, por thjesht për thjesht për hir të sistemit të futbollit italian dëshirojnë të rinisin sa më shpejt. Gjithashtu ngre edhe pyetjen për rivalët më të mëdhenj në këtë sezon, Juventusin e Interin, se përse nuk mbajnë një krah në këtë situatë dhe të kërkojnë rifillimin sa më shpejt të kampionatit.

“Ne të gjithë ishim të befasuar. Respektuam çdo vendim të marrë nga qeveria italiane, por më 4 maj do të ishte edhe pikënisja për të gjithë, por nuk ishte ashtu, në dritën e vendimeve të marra dje kemi ndjenjën e diskriminimit. Dje kam dëgjuar Ministrin e Sportit të thotë që duhet të mendojmë për mbrojtjen e shëndetit të lojtarëve, por më pas ata vrapojnë nëpër parqe mes njerëzve në vend se në qendrat sportive me masat e nevojshme. Aktiviteti është ndalur për dy muaj, është kohë e gjatë për të inkurajuar rifillimin e një aktiviteti futbollistik. Unë nuk e di se cili është qëllimi i tij, ai me siguri nuk po e ndihmon futbollin. Ka marrë vendime drastike në mënyrë që të mos rikuperohet kampionati, ka diçka të gabuar.

Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe ne duhet të jemi shumë më të kujdesshëm për të pranuar sakrificën e bërë nga njerëzit, por kjo nuk është një gjë e mirë. Futbolli është një faktor shumë i rëndësishëm shoqëror për vendin: ne nuk duam të hapim stadiumet, vetëm për të përfunduar kampionatin në përputhje me rregullat. Nuk ndihemi të penalizuar sepse në luftën për Scudetto, ne e kemi fituar këtë në fushë. Fitimi i kampionatit është një fjalë e madhe 12 ndeshje nga fundi. Ne duam ta përfundojmë atë kryesisht për hir të sistemit italian të futbollit.

Në Gjermani presidenti i Federatës së Futbollit dhe përfaqësuesit e klubeve kryesore kanë marrë të gjithë një pozicion të qartë për rikuperimin, përfshihet vazdimësia e sistemit të futbollit të vendit. E njëjta gjë është e vërtetë, madje edhe më shumë, për Italinë dhe unë nuk mund të shpjegoj pse skuadrat si Juventus dhe Inter nuk mbajnë krahë. Protokollet? Ata duhet të respektohen, nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online