Redi Jupi ishte i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv” ku foli për ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Izraelit. Mbi të gjitha ka veçuar pjesën e trajnerit Reja dhe moshës së tij, madje duke ndërtuar një paralelizëm me minutat e pakëta të aktivizimit të këtij sulmuesi te Chelsea.
“Unë vë dorëën në zjarr se asnjë lojtar i Izraelit nuk luan dot te Chelsea, në Serinë A. Lojtarët e tyre janë shumë mesatar, të Shqipërisë ia kalojnë të 25 lojtarët atyre. Problemi i madh i Rejës është mosha, nuk përkon mosha e re e ekipit me moshën e këtij trajneri. Reja nuk mendon për projektin e të ardhmes, do të fitojë ndeshjen. Po ju them një gjë të rëndë, kur të vazhdoj të luaj Broja, Reja ndoshta mund të mos jetë më në jetë”, tha Jupi. /Sport Ekspres/