“Po, jemi duke u varur nga Xhuliano Skuka, pse të fshihem?”! Trajneri i Partizanit dhuron spektakël: Nuk e pashë Vllaznia-Tirana, isha te Seria A

Partizani nuk ka lejuar askujt që t’i prish festën në shtëpinë e re. Të kuqtë arritën që të mundnin Bylisin me shifrat 2-1. Këtë herë ka shpërthyer Skuka, që pas disa luhatjeve në performancë, dukej se kishte lënë gjithçka për inaugurimin e stadiumit të ri. Ky lojtar arriti të shënonte me penallti në minutën e 17.

Ndërkohë në të 64 do të vinte një gol i kalibrit të rëndë nga ky sulmues, që driblojë bukur edhe Teqjan, duke shënuar nga një kënd mëse i vështirë. Teksa te Partizani e quajtën ndeshjen të mbyllur dhe nisën me aktivizimin e disa lojtarëve të rinj, Bylisi ngushtoi diferencat në të 80 me Souzan. Megjithatë miqtë dukeshin të pafuqishëm për të shkaktuar surprizën e madhe. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Kolela: “Jam i kënaqur që e inauguruam stadiumin e ri me 3 pikë. Bëmë paraqitje të mirë në 45 minutat e para, por diçka jo aq mirë sa e prisja në 45 minutat e dytat. Varemi nga Skuka? Po mund të jetë e vërtetë që fitoret tona vijnë nga Skuka. Nuk kam pse të fshihem. Ka pasur impenjim maksimal sot nga ky lojtar edhe në lojën pa top. E di që mund të bënim më mirë në pjesën e dytë. Jam i lumtur që dy lojtarët e mi janë në Kombëtare. Vllaznia-Tirana? Nuk e kam parë, po shikoja Serinë A dhe diçka tjetër”.

Bellai: “Dua të përgëzoj presidentin Demi që realizoi këtë ëndërr. Më bëhet qejfi që e shoh të realizuar si në projekt këtë fushë të re. Tani Partizani është ngritur tre klasë më lart. Jam shumë i kënaqur me futbollistët e mi. Kishim disa mungesa, por edhe lojtarët që u aktivizuan ishin shumë të mirë. Bëjmë shumë përpjekje në stërvitje sesi mund të shënojmë, sesi mund të pasojmë. Partizani e kishte ndeshjen në dorë. Tani vjen kjo ndërprerja që na bën shumë mirë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *