“Po iku te Manchester City, është i vd.ekur për ne”! Tifozët e Manchester United flasin prerë: Cantona nuk do dilte më në qytet

Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi dhe të mbërrijë te Manchester City, për t’u vendosur nën urdhërat e Guardiolës. Padyshim që nëse portugezi vendos përfundimisht për lamtumirën nga bardhezinjtë, aventura e re do të ishte në “Premier League”. Kjo lëvizje do të ngjallte urrejtjen e madhe të tifozëve të Manchester United, që dikur e kishin idhullin e tyre këtë sulmues.

A do të shkojë Ronaldo te rivalët e përjetshëm për t’i zhgënjyer tërësisht? Tifozi i njohur dhe i çmendur i “djajëve të kuq”, Goldstein, është shprehur se Cantona nuk do të dilte më në qytet nëse bënte një lëvizje të ngjashme.

“Do të më thyente zemrën. E di që tingëllon si ekstreme, por nëse Ronaldo shkon te Manchester City, për mua është i vd.ekur. Ai do të fshihej nga Manchester United. Nuk duhet të shkoj te City. Ka gjëra nuk bëhen në karrierë. As që duhet ta mendojë këtë lëvizje. Eric Cantona nuk do të shkonte në qytet më për një milion vjet”, tha Goldstein. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online