Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka përfunduar dhe tashmë klubet janë duke u përgatitur për ndeshjen e radhës. Megjithatë për tifozët nuk është mbyllur ende kjo çështje për shkakun se policia ka proceduar disa tifozë për konfliktet e ndodhura në Elbasan. Këtë herë është grupimi “Tirona Fanatics” që reagon duke akuzuar policinë se po mban pjesëtarë të këtij tifogrupi pa pasur asnjë provë filmike dhe me akuza absurde. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare në “Facebook” e ultrasëve të cilët kërkojnë me patjetër lirimin e anëtarëve të tyre.
“Reagim: Anëtar të TF po mbahen akoma padrejtësisht në ambientet e komisiariatit te Elbasanit. Qëndrojne aty prej ditës së enjte pa asnjë prove filmike e me akuza absurde. Apelojmë lirimin e tyre te menjehërshem duke i dhënë fund këtij represioni te kotë e pabaza kundra tifozëve bardheblu. LIRI PER ULTRAS! 1312”- shkruhet në statusin e tifogrupit “Tirona Fanatics”. Kujtojmë që tifozët nuk ishin të lejuar në stadium si pasojë e COVID-19, megjithatë ata u grumbulluan nëpër lokale. Siç ka ndodhur dhe në derbit e tjerë, edhe kërë herë nuk mungoi konflikti, vetëm se kishte ndryshuar vendodhje. /Sport Ekspres/