Armando Broja e ka nisur nga minuta e parë kundër Manchester City, pa arritur që të lërë gjurmë. Sulmuesi nuk u shfaq para portës kundërshtare, megjithëse vazhdon që të tregojë aftësitë e tij në driblime.
Gjatë pushimit të pjesës së parë, ishte Sterling që po i jepte këshilla dhe instruksione Brojës sesi duhet të sillej në fushën e blertë dhe të përmirësonte lojën e tij. /Sport Ekspres/