Robin Van Persi i është rikthyer të shkuarës së tij të pasur si futbollist ku rrëfen në librin e tij edhe një ngjarje interesante që përfshin trajnerin holandez Luis Van Gal. Të dy kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin si në kohën kur ishin pjesë e Manchester United, ashtu edhe në Kombëtaren e “tulipanëve”. E pikërisht me fanellën e portokalli një episod i çuditshëm i ka ndodhur Van Persit.
Bëhet fjalë për Botërorin e vitit 2014, ku Holanda kishte përballë surprizën e atij viti, Kosta Rikën, e cila ia bëri çerekfinalen një ankth të vërtetë dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltive. Në përfundim të kohës shtesë Van Gal i ka dhënë një shuplakë Van Persit, i cili nuk ishte refuzoi të dilte nga fusha edhe pse ishte në gjendje jo të mirë fizike. Por duket se kjo ishte sjellja e trajnerit holandez, pasi sipas ish-futbollistit të “djajve të kuq” herë të godiste dhe herë të përqafonte.
“Loja shkoi në kohë shtesë dhe mua më zuri ngërçi. Louis bërtiti ‘Unë do të heq’. U ktheva dhe bërtita ‘jo, jo, kemi penalltitë së shpejti’, por 20 minutat e fundit ishin vërtet fizikisht të vështira për mua. Ai e pa këtë dhe po i dilte tym nga veshët. Kur mbaroi ndeshja dhe ne u mblodhëm pranë vijës anësore, ai u afrua me mua dhe papritmas më goditi me shpullë. Bang! Me një dorë të sheshtë të madhe, ai më dha një goditje dhe tha në mënyrë të inatosur ‘mos ma bëj atë gjë përsëri’.
E pashë në mënyrë të habitur. Louis tha ‘thjesht merreni veten dhe sigurohu që ta çosh topin në rrjetë nga penalltia’. Më vjen mirë që arrita ta bëja gol nga 11 metërshi. Kur i kthehem prapra atij incidenti, ishte një moment i çuditshëm, por ashtu ishte Luis Van Gal. Ndonjëherë ai mund të përqafojë një lojtar dhe ndonjëherë ai mund t’ju godasë”, shkruhet në librin e Van Persit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
çkl