Po i beson portierit 38-vjeçar/ Lampard i jep “shuplakë” Arrizabalagas: Nuk më intereson se përsa e blemë

0

Trajneri Lampard ia ka besuar portën në ndeshjen e fundit për “Premier League” ndaj Leicesterit një portierit 38-vjeçar. Bëhet fjalë për Kabajeron, që ishte si titullar edhe në ndeshjen e Kupës. Mesa duket kjo gjendje do të vijojë te londinezët, ndërsa Kepa Arrizabalaga do të ngrohë stolin, për t’iu tërhequr vëmendja.

Ndeshja e radhës për Chelsean do të jetë kundër Manchester United, ndërsa ka dyshime të mëdha se kush do ta nis nga minuta e parë. Kur pyetet në lidhje me këtë vendim nga gazetarët, Lampard i jep një “shuplakë” Arrizabalagas: “Nuk më intereson se përsa e kemi blerë, për mua është mënyra sesi stërvitesh që ka rëndësi. Vendimin përfundimtar, nuk e kam marrë akoma”. Chelseat i ka kushtuar 80 milionë euro blerja e këtij portieri para dy sezonesh, që asokohe ishte më i kërkuari në Europë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.