Argjentina arriti të fitonte Botërorin e Katarit. Shumë persona janë duke analizuar suksesin e Kombëtares së udhëhequr nga Lionel Mesi. Një nga teoritë e fundit është se një pije e veçantë, tanimë e emërtuar si “pija e perëndive”, i ndihmoi jo pak argjentinasit në rrugën drejt suksesit.
Bëhet fjalë për një lloj çaji me kafeinë në të. Ai është konsumuar shpesh nga ana e Lionel Mesit dhe shokëve të skuadrës. I njohur ndryshe si çaji mate, një çaj që bëhet në Amerikën e Jugut, argjentinasit sollën 500 litra me shpërnguljen e tyre në Katar.
Ky çaj përmban të gjitha minerale dhe vitaminat si kalcium, magnez, hekur, fosfor, zink, të nevojshme për funksionimin normal të trupit. Mund të konsumohet i nxehtë dhe i ftohtë, ndërsa është përforcuar i energjisë dhe rrit përqendrimin me shpejtësi të lartë. Jo vetëm përshpejton metabolizmin dhe i jep energji trupit, por të jep edhe ndjenjë qetësie. Ky çaj është konsumuar së tepërmi edhe nga Maradona. /Sport Ekspres/