Po e mban në stol, babai i Paqaradës ironizon dhe del hapur kundër trajnerit të Kosovës

Kosova mori 3 pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Malit të Zi, ku dardanët fituan me rezultatin 2-0. Por në një kohë kur të gjithë duhej të gëzoheshin për këtë fitore, e cila i mban ende gjallë shpresat për një vend në Euro 2020, vijnë edhe pakënaqësitë nga familjarët e lojtarëve.

Ka qenë pikërisht babai i Leart Paqaradës, i cili ka ironizuar trajnerin Shaland në lidhje me mosaktivizimin e djalit të tij në atë përballje. Shukri Paqarada ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social ku shkruan:

“Leart nuk pate fat që të vinte një trajner nga Gjermania në Kosovë, ndoshta të kishte vendosur të luaje sulmues sepse anësorë të majtë kemi boll”.

Leart Paqarada luan në të majtë të mbrojtjes dhe aktivizohet në Bundesligën e Dytë gjermane, ndërsa vendin e tij në fushë mbrëmjen e djeshme e zuri Kololli. Kujtojmë se Paqarada është ulur në stol nga trajneri Shaland edhe në ndeshjen ndaj Gjibraltarit, ndërsa numëron vetëm pesë paraqitje me dardanët që nga koha kur trajneri zvicerian ka marrë drejtimin e Kosovës./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online