“Po e bëni si çudi të madhe, ky është muhabet kot”! Gaz Demi reagon mbi temën e basteve: Asnjë shqiptar nuk luan me dokument në shifra të mëdha

Gaz Demi ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Tema aktuale është ajo e hapjes së basteve dhe ligjit të sponsorizimit. Sa i përket basteve, Fidel Ylli është shprehur se mënyra më e mirë është ajo e luajtjes online nëpërmjet rregjistrimit me dokument dhe fotografi, për t’u identifikuar të gjithë personat së bashku me shumë e tyre. Por Gaz Demi ka thënë se kjo temë nuk duhet diskutuar pasi llotot vazhdojnë si gjithmonë në Shqipëri dhe mbi të gjitha, asnjë shqiptar që luan në sasi të madhe parash nuk do të procedojë në bazë të këtyre rregullave me identifikim.

“Unë jam një biznesmen që kam pasur edhe kompani bastesh para se të futesha te futbolli. Të gjithë flasin sikur po ndodh ndonjë çudi e madhe, për llotot online me pashaporta e gjëra. Ata që vendosin baste me shuma të mëdha, nuk vendos asnjë shqiptar me dokument. Të gjithë kanë linjat e tyre. Bastet kanë vazhduar deri sot normalisht. Njëri është i fortë i merr lekët, tjetri nuk është dhe aq i merr gjysmat. Mua më intereson pjesa e sportit. Duhet të bëhet ligji i sponsorizimit. Ne mund ta bëjmë më mirë se modeli i Kosovës se jemi shtet më i vjetër.

Para ca ditësh pashë dhe u ndieva krenar që Edi Rama ftoi Luiza Gegën në kryeministri. Mu kujtua koha kur u prit Kombëtarja nga Europiani. I dha pasaporta diplomatike, pastaj ia hoqi, nuk e di çfarë u bë. Sporti është pasaporta më e mirë. Ju duhet të diskutoni vetëm për ligjin e sponsorizimit, kjo puna e basteve është muhabet kot. Nëse hapen bastet dhe nuk ka pika pika, por do të jenë brenda rregullit, janë pa vlerë. Janë pa vlerë se bastet nuk janë ndërprerë asnjë, askush nuk e çan kokën se çfarë ka bërë Qeveria. Po e bëni si çudi të madhe”, tha Demi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *