“Po e bën punën e tij më së miri”, babai i Zaniolos lartëson Rei Manaj: Shoh veten time te ai

Ndoshta golat i kanë munguar, por vlerësimet i ka pasur gjithnjë pas vetes. Rei Manaj po gjen veten mjaft mirë te ekipi i Specias, ku po arrin të ndihmojë skuadrën të marrë rezultate pozitive dhe të rëndësishme për objektivin e këtij sezoni. Në një intervistë të dhënë për “CalcoSpezia”, Igor Zaniolo lartëson punën e bërë nga sulmuesi shqiptar, te i cili shprehet se sheh veten e tij. Babai i mesfushorit të Romës, Nikolo Zaniolos, dikur ka mbajtur peshën e sulmit të Specias, duke qenë edhe një figurë mjaft e dashur për tifozët e këtij klubi.

“Ai po e bën punën e tij më së miri. Po e vë veten në shërbim të skuadrës duke bërë shumë mirë. Nëse nuk shënon, i lejon të tjerët të shënojnë ose në çdo rast të japin maksimumin e tyre. Unë isha pak më fizik, ai është më teknik. Në dëshirën për të luf.tuar dhe për të djersitur për fanellën, sigurisht që e shoh veten përsëri (te Manaj), por ai është më i mirë”, ka thënë Igor Zaniolo./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *