Liverpuli fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Wolvesit, por trajneri i skuadrës, Jurgen Klop është më i lumtur për rikthimin e tifozëve. Në prononcim për mediat pas fitores, gjermani u shpreh se është mjaft i lumtur të dëgjonte brohoritjet e tifozëve edhe pse vetëm 2000 në numër.
“A nuk ishte kjo nata perfekte? Imagjino nëse 10 muaj më parë dikush do të na thoshte se do të luajmë një ndeshje në shtëpi me vetëm 2000 tifozë. Të gjithë do të thonim sa keq, një krizë e vërtetë! Këtë ndeshje e shijova shumë.
Përpara se të hynim në dhomat e zhveshjes po dridhesha dhe thashë “Oh zot!” Ishte më e bukur se çfarë parashikova. Zhurma që tifozët bënin, të cilët ishin në këmbë për 90 minuta. Ishte një ndjesi që e kishim pritur me kohë”- u shpreh Klop.
Ndërkohë trajneri gjerman vazhdon të mbetet një gjeni në futboll, teksa me mungesa të shumta përsëri skuadra e tij dhuron performance spektakolare ndeshje pas ndeshjeje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/