Ish-lojtari i Interit dhe PSG, Thiago Motta ka marë drejtimin e skuadrës italiane të Spezias, që këtë sezon do të luajë përsëri në Seria A. Në këtë klub bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, i cili është shprehur mjaft i lumtur që tashmë është nën urdhërat e një lotjari të madh.
“Është një nder i madh të kesh një trajner si Thiago Motta. Që fëmijë e kam parë atë të lujajë për Interin dhe PSG. Ne do të mësojmë shumë nga eksperienca e tij si lojtar. Deri tani të gjithë janë duke bërë një punë të shkëlqyer. Jemi duke mësuar mënyrën e lojës së tij, megjithatë vazhdojmë të përmirësohemi.”- është shprehur Ismajli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/