“Po diskutoja me një pjesëtar të Partizanit”, Redi Jupi e sheh ndryshe: Trashi duhej të shitej për 1 milionë euro

Lorenc Trashi ishte lëvizja e befasishme e mbrëmjes së djeshme atje ku Partizani zyrtarizoi largimin e mbrojtësit në Katar. Ky transferim do të sjellë 250 mijë euro në arkat e klubit kryeqytetas, me një shifër që sipas Redi Jupit është shumë e ulët. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Jupi është shprehur se ky futbollist duhej të shitej për 1 milionë euro.

“Nuk e di sa janë shifrat ekzakte, por të marrim të mirëqenë se janë fituar 250 mijë euro nga Partizani. Nuk është se janë pak para, por unë pretendoja se Partizani do të fitonte aq nga një lojtar mesatar. Trashi duhej të shitej për një shifër prej 1 milionë euro le të themi. Po e diskutoja edhe me një pjesëtar të Partizanit dhe më tha: “Mos harro që është 28-vjeç”. Po dakort, po mos të harrojmë se është lojtari më i mirë i Superiores dhe ka qenë edhe me Kombëtaren, një vitrinë me vete. Është një shifër shumë e ulët”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *