Në emisionin “Procesi Sportiv” ka pasur një moment debati mes Lorenc Jeminit dhe Redi Jupit. Flitej për moviolën në takimin mes Tiranës dhe Skënderbeut dhe duelin mes Ngos dhe Pëllumbit. Arbitri e ka ndalur lojën para se topi të shkonte në rrjetë, ndërsa ka pasur polemika nëse ka ekzistuar një prekje e tillë nga lojtari i Tiranës apo jo.
Dy mendimet të ndryshme kishin Jemini dhe Jupi. Specialisti i arbitrimit është shprehur se nuk ka ekzistuar një prekje e tillë nga Ngo, megjithëse ka hasur kundërshtinë e mendimit në studio. /Sport Ekspres/
Debati i plotë
Lorenc Jemini: “Kur e pashë nga tribuna më është dukur se është prekur me dorë nga Ngo, por nuk është e vërtetë. Unë e kam parë 50 herë videon, edhe unë në tribunë mendoja për të kundërtën. Nuk e prekur fare topin Ngo me dorë”.
Redi Jupi: “O Lorenc mos na bëj sikur është ndonjë shkencë e madhe këtu, e kapi ose nuk e kapi”.
Lorenc Jemini: “Unë them që se kapi Ngo topin me dorë”.
Redi Jupi: “Epo unë them që e kapi, është çështje subjektive”.
Lorenc Jemini: “Këtu vendos unë”.
Redi Jupi: “Po përse vendos ti?”.
Lorenc Jemini: “Po se unë jam specialisti”.
Redi Jupi: “Po mos na bëj sikur je shqiponjë tani, se nuk ke ndonjë aftësi vizive më të madhe se unë”.
Lorenc Jemini: “Unë jam specialisti se ti e ke parë njëherë rastin, unë e kam parë 55 herë. Mos u fut kot se unë jam i fushës. Është me ndjesi ajo, ti nuk e ke atë ndjesi”.
Moviola 2, një përplasje Doka-Bregu, u dha faull në sulm
Lorenc Jemini: “Ndaj të njëjtin mendim si arbitri se as ai nuk kishte pamje dhe as unë nuk kam pamje”.
Redi Jupi: “Aty e ka ndalur me dorë”.
Lorenc Jemini: “Po nuk flitet apriori o burrë se po flet kot”.
Redi Jupi: “Po me çfarë e ndaloi ai me patericë aty, me çfarë mund të ndalohet topi veçse me dorë?”.
Lorenc Jemini: “Po dëgjoje se të bën mirë edhe ty o burrë, ta them unë”
Redi Jupi: “Po ik se po flet budalliqe tani, hajde e dëgjo Lencin”.