Kombëtarja kuqezi, ditën e djeshme është akomoduar në rezidencën e kombëtares së Turqisë, në Stamboll, teksa menjëherë futbollistët, pas stërvitjes së mëngjesit, tepër intensive, pasdite kanë kaluar duke u zbavitur dhe duke hequr mendjen nga kritikat e shumta që kanë marrë këto ditë pas humbjes ndaj Luksemburgut.
Kështu, duke përfituar edhe nga kushtet e mrekullueshme, futbollistët janë shpërndarë.
E teksa Kaçe luante ping-pong me Orges Shehin, në krahun tjetër Roshi, Grezda por edhe Hysaj bënin me radhë sa i përket bilardos.
Ndërsa, Lenjani e të tjerë luanin play-station, ndoshta duke simuluar një Izrael-Shqipëri ose një finale Champions “ndryshe” nga ajo e zhvilluar në Kardif, disa ditë më parë.
Etrit Berisha tallet me Kaçen
Rrjetet sociale janë një mundësi argëtimi, por edhe thumbash mes miqsh, në postime fotografish të ndryshme. E kështu, teksa Kaçe ka postuar një fotografi në stërvitje, menjëherë Etrit Berisha, që në Izrael nuk do të jetë, duke thërritur “në lojë” Hysajn, ka ngacmuar lojtarin e PAOK duke e thërritur edhe kur…ë”.