Play-off i FSHF Sunday League Albania / Përcaktohen çiftet çerekfinaliste për titullin kampion

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, po dhuron emocione të shumta teksa po konfigurohen ekipet pretendente për titullin kampion dhe janë përcaktuar finalet për dy trofetë e tjerë, Kupa Kategoria e Dytë dhe Kupa Oktapus.

Në play-off-in e skuadrave që garojnë për titullin kampion ose siç quhet ndryshe “Kupa e Kampionit” janë luajtur të gjitha sfidat në fazën e 1/8-ave. Në çerekfinale kaluan IMMI, Kastriotët, Vila-L, Al Ar, Big-Bite, Dajti, Primo MFC dhe ATS.

Skuadrat Big-Bite, Vila-L, Dajti dhe Al Ar avancuan më tej vetëm falë penalltive. Ndërsa Primo MFC, ATS, IMMI dhe Kastriotët fituan minimalisht 1-0 ndaj Friends Team, Antigonean, Albamer dhe Luminesen. Në fazën çerekfinale IMMI do të përballet me Kastriotët, Dymbëdhjeta ndaj Vila-L, Dajti me Al Ar dhe çifti i fundit është Primo MFC-ATS.

Në Kupën Oktapus u luajtën gjysmëfinalet dhe u përcaktua finalja e madhe, që është Gaia Triumph – Ju Ar Plast. Skuadra e Gaia Triumph avancoi në finale pasi mposhti Vatër 1-0, ndërsa Ju Ar Plast triumfoi po 1-0 ndaj Barrikada.