Platanias kërkon Ergys Kaçen

Platanias, skuadra që renditet e fundit në kampionatin grek është në gjurmët e Ergys Kaçes. Mediet vendëse bëjnë me dije se skuadra e vogël, që ka vetëm gjashtë pikë kërkon që nga janari të ndryshojë, duke afruar lojtarë cilësorë. Njëri prej tyre është Ergys Kaçe që duket se do të ikë nga PAOK-u. Skuadra greke ka bërë ofertën e saj, ndërsa pritet reagimi i vetë Kaçes dhe klubit nga Selaniku. Mesfushori shqiptar u aktivizua në disa nga ndeshjet e para në fillim të sezonit, ndërsa ndeshja e fundit ku ishte në fushë me PAOK-un ka qenë ne 29 nëntor në Kupën e Greqisë.

Lojtari dhe menaxheri e tij janë shumë të pakënaqur nga kjo situatë. Shkurt, lojtari të largohet në kërkim të një klubi ku mund të ketë më shumë minuta, për të mos humbur kështu edhe vendin në kombëtare për kualifikueset e Europianit 2020. Për 24 vjeçarin shqiptar janë disa skuadra në listë për të marrë shërbimet e tij. APOEL-i është gati, ndërkohë që edhe skuadra të Bundesligës janë me ofertë në dorë për mesfushorin, por ekipi grek ka një ofertë konkrete. Palët janë duke menduar zgjidhjen më të mirë të mundshme që mund të qetësojë të gjithë, si lojtarin dhe klubin. Mësohet se marrëveshja do të bëhet në ditët në vazhdim, ndoshta pas pushimeve të dhjetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online