Plas te Kosova/ Lojtari braktis përfaqësuesen: I mbështetur pas murit nga degradimi që më ka bërë trajneri

Një lajm i befasishëm vjen për përfaqësuesen e Kosovës, teksa Leart Paqarada ka vendosur të braktisë përkohësisht dardanët. Mbrojtësi 26-vjeçar ka lajmëruar përmes rrjetit të tij social në “Instagram“ njoftimin se nuk do të japë një përgjigje pozitive për ftesat e Kosovës për aq kohë sa trajneri Shaland të jetë në krye të pankinës.

Paqarada bën me dije se ndihet i ofenduar nga zgjedhja që tekniku zviceran ka bërë kundrejt tij, duke i dhënë shumë pak hapësira në fushën e lojës. Kjo ka bërë që futbollisti dardan të largohet nga përfaqësuesja, por thekson se do të jetë një vendim i përkohshëm për të mbrojtur dinjitetin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online