Plas në Kosovë! Futboll i korruptuar dhe trukime, tre ekipe me vendim ekstrem ndaj Federatës

Në Kosovë ka ardhur një situatë kritike si asnjëherë më parë sa i përket akuzave për gjyqtarët. Këta të fundit kanë gabuar në disa raste të përsëritura dhe presidentët e ekipeve po dalin hapur kundër Federatës.

Një deklaratë të fortë ka bërë Naser Ramaj, presidenti i Feronikelit që është në elitën e futbollit të Kosovës pasi iu mohua një gol i pastër ndaj Vushtrisë. Pavarësisht fitores dramatike në fund me rezultatin 0-1, Feronikeli duhej të kalonte në avantazh që në pjesë të parë pasi topi kishte kaluar vijën.

Sipas Ramajt nuk do të vazhdohet më kështu, ndërsa shprehet për “Gazeta Blic” se gjyqtarët po e shesin ndeshjen për 3000 apo 5000 euro. Ramaj ka nxjerrë në pah se gabimet kanë qenë gjithmonë tendencioze, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës sipas tij është një sistem i krimbur dhe turpi i sportit. Për të vazhduar më tej, Feronikeli ka vendosur dhe do të kërkojë që kampionati elitar i Kosovës t’i hiqet nga kontrolli FFK-së.

Pa kalur shumë orë nga kjo deklaratë e guximshme, ka ardhur edhe mbështetja nga Llapi. Presidenti Beqir Batatina, nëpërmjet një reagimi në “Facebook” është shprehur se po mendon seriozisht tërheqjen nga gara. Ndërkohë ekipi i tretë që iu bashkua kësaj nisme ishte edhe Ballkani, një tjetër ekip në elitë, që me presidentin e saj Arsim Kabashi shprehet se do të ketë një takim vetëm ndërmjet drejtuesve të klubeve për të zgjidhur situatën në këtë kaos të lënë nga Federata. /Sport Ekspres/

Më poshtë gjeni edhe tre reagimet e plota

Naser Ramaj, Feronikeli

“Një gol na u është anuluar dhe një penallti nuk është akorduar. Dëmet më të mëdha neve po na vijnë sivjet nga gjyqtarët e Superligës, ku fajin kryesor e ka Federata e Futbollit të Kosovës, e cila po bën pazare me djersën e huaj. Kjo është ndeshja e tretë që dëmtohet ekipi i Feronikelit , por nuk jemi te vetmit. Të gjitha klubet e kanë të njëjtin problem. Gjyqtarët në Kosovë që dëmtojnë ekipet dënohen me nga një ndeshje penalizim, por marrin para të majme për ato gabime tendencioze.

E kemi parë lojën e Dritës me Feronikelin, ku goli shënohet nga pozita jashtë loje edhe atë me tre metra diferencë. Federata e Futbollit të Kosovës është e obliguar t’i dënoj ata gjyqtarë, por dënimet e tyre po i shohim. 90% të gjyqtarëve të Superligës janë njerëz të shitur së bashku me Federatën që e bënë përzgjedhjen e tyre. Ne kemi vendosur që Superligën ta tërheqim nga Federata dhe së shpejti do të kemi takim me të gjitha ekipet dhe Superligën do ta udhëheqë Superliga dhe jo Federata. Ky është krimi më i madh që po i bëhet sportit kosovar.

Deri kur kështu? Jam shumë i zhgënjyer me ecurinë e sportit në Kosovë. Gjithë investitorët po e humbin durimin. Unë bëjë 600 kilometra të vi ta shoh një ndeshje e kur përfundon takimi kthehesh i dëshpëruar, sepse një gjyqtar ta shet lojën për 3000€ ose 5000€ . Ky është futbolli i Kosovës. Në këtë situatë na ka sjellë Federata e Futbollit të Kosovës e cila po mbikëqyrë Supërligen, si dhe komisionet dhe ato të monitorimit të ndeshjeve.

Mendoj se së shpejti do të ndryshojmë shumë gjëra ose do i humbim të gjithë njerëzit që kanë vullnetin për investim ne sport. Thjeshtë një sistem i krimbur në FFK. Ata janë edhe turpi i sportit kosovar. Ata fshihen pas rezultateve të kombëtares, por aty nuk kanë asnjë meritë, sepse me sa di unë asnjë prej Federatës nuk luan tek kombëtarja, ka edhe shumë gjëra te tjera, por me kohen do të dokumentohen të gjitha”.

Arsim Kabashi, Ballkani

“Presidenti i Feronikeli-t z.Rama është i shqetsuar dhe ka të drejtë të plotë sepse arbitrimi është skandaloz. Nëse FFK-ja nuk mundet t’i ndal këta individ që për interes të tyre perosnal e shkatërrojnë investimin tonë po ashtu edhe futbollin e Kosovës, ne si klube të Superligës që pothuajse të gjithë jemi të dëmtuar në mënyre drastike apo dikush më shume e dikush më pak. Për të mirën e futbollit kemi marrë inciativë për të takuar të gjithë presidentët e klubeve dhe një zëri t’i ndalim këta idivid që mos ta shkaterrojnë edhe më shume perspektivën e rinisë sonë dhe investimet milioneshe të klubeve tona. Nuk do të qëndrojme më duarkryq kundrejt qëllimeve tona”.

Beqir Batatina, Llapi

“Duke parë që nga fillimi i kampionatit persona të caktuar janë vendosur në pozicione për qëllime të caktura, ku janë pikërisht në kundërshtim me rregulloren e FFK-së, ku një person nga një regjion i caktuar të jetë komisioner i delegimit të gjyqtarëve, ku nga ai qytet kemi dy klube ne Superligë.

E kam vërejtur që në shumë ndeshje jemi dëmtuar si skuadër ku edhe pse trajneri i skuadrës tonë është ankuar, jam munduar si President i këtij klubi të madh të jem i kujdesshëm dhe mos të ngutemi. Por duke e parë se po vazhdon natyra negative e personave me qellime te caktura, me ç’rast jemi dëmtuar si me rastin e dënimit me dy ndeshje pa shikues me fajin e atyre që me qëllime të caktura po i delegojnë persona me na dëmtuar dhe me i humb investimet tona milonëshe, si në rastin tim që së bashku me vëllezërit e mi në kurbet po sakrifikoj për rininë dhe futbollin e Kosovës.

Andaj edhe plotësisht e përkrah Presidentin e Feronikelit, z. Naser Ramaj dhe të Ballkanit, z. Arsim Kabashi sepse ne kështu më nuk mundemi që me mjetet tona të luajnë persona të pa ndërgjegjshëm e që shiten me para të cilët nuk i duhen futbollit dhe neve si donatorë.

Kam projekte milonëshe për futbollin llapjan së bashku me vëllezërit e mi por nëse vazhdon kështu FFK-ja, ne jemi të detyruar të terhiqemi nga futbolli kosovar sepse ne po duam drejtësi e korrektësi dhe jo armiqësi mes vete andaj nuk po dua armiq por miq ndërsa miqtë po na i humbin njerëzit për qëllime te caktura të cilat tashmë mirë po dihen.

Unë si President i KF “Llapi 1932” kërkoj të jemi unik dhe të mos lejojmë që persona të caktuar ta prishin futbollin dhe ne mos të ikim me fajin e disa personave që rinia jonë mos të ketë zhvillim dhe avancim”.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online