Te Legia e Varshavës nuk po shkon asgjë mirë dhe situata ka dalë nga kontrolli. Trajneri i dytë është larguar nga kampionët polakë që tanimë janë në vendin e fundit të renditjes. Së fundmi mediat polake bëjnë të ditur se serbi Aleksandar Vukovic do të jetë tekniku i radhës që do të kërkojë shpëtimin e Legias.
Pas humbjes së djeshme ndaj Ëislas, tifozëve polakë u është sosur durimi. Ata kanë s.ulmuar autobuzin e skuadrës për rezultatet e dobëta. Si pasojë janë dëmtuar seriozisht Mahir Emreli, Rafael Lopes dhe Luqiunhas. Këta të fundit kanë marrë dëmtime dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës, ndërsa Legia e anulloi stërvitjen e ditës së sotme. /Sport Ekspres/