Një ekip që ishte surpriza e bukur e Serisë A në këtë sezon dhe një fytyrë tjetër ku merr tre humbje radhazi, kundër ekipeve si Leçe dhe Sasuolo. Kjo është Lacio përpara dhe pas pandemisë që ka ndryshime të mëdha dhe të pakuptueshme.
Presidenti Lotito bëri gjithçka dhe “u kacafyt” me kolegët kur diskutohej mbyllja e kampionatit në tavolinë pasi në Itali po humbnin jetën shumë njerëz nga Koronavirusi. E në fund, për çfarë u bë gjithë lufta? Lacio ka dalë tërësisht rruga e titullit kampion, madje në ndeshjen e fundit kundër Sasuolës është dominuar edhe në zotërimin e topit.
Tifozëve u është sosur durimi dhe kanë ofenduar futbollistët. Më i prekuri është Ciro Imobile që ka bërë edhe një reagim në rrjetet sociale: “Këtu njerëzit harrojnë shpejtë, por gjithçka keni për ofendime dhe kritika bëjeni me mua, lëreni familjen time të qetë. Ata nuk kanë të bëjnë me këtë gjë. Faleminderit”.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, menjëherë pas humbjes së Sasuolës, Lotito dhe Tare kanë zbritur në dhomat e zhveshjes. Ulërima dhe debate ka pasur duke kërkuar shpjegime nga ana e futbollistëve që shihen pa dëshirë për të luajtur. /Sport Ekspres/