Plas keq në fund! Murataj hakmerret ndaj Aleksit dhe do të vendos flamurin e Partizanit në mesfushë, ka përplasje mes lojtarëve

Partizani arriti që të fitonte në derbin ndaj Tiranës me shifrat 1-0 falë golit të Skukës. Në fundin e takimit ka pasur momente përplasje. Ashtu siç edhe mund të pritej, tek të kuqtë kanë kërkuar hakmarrjen për derbin e shkuar.

Atëherë Aleksi do të merrte flamurin e Tiranës dhe do ta vendoste në mesfushë si për të treguar se kryeqyteti është bardheblu. Këtë herë ishte Murataj që bëri të njëjtën lëvizje, po si për ironi të fatit, ishte Aleksi i pari që e kundërshtoi. Më pas nisi përplasja mes lojtarëve dhe nuk munguan tifozët që kanë hyrë në fushë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *