Tanimë nuk ka çështje vetëm te Barcelona sa i përket largimeve të lojtarëve kryesor, por edhe te Reali i Madridit. Kontrata e Ramosit përfundon në merkaton e verës dhe për këtë arsye Florentino Perez ka shtruar në tryezë ofertën e rinovimit.
Mbrojtësi pranoi uljen e pagës, por ndihet si i pavlerësuar për shkakun se Reali i Madridit ofron vetëm një vit kontratë për rinovim. Ndërkohë ajo që kërkon Ramosi është dy vite kontratë për të qënë më gjatë pjesë e gjigantëve spanjoll.
PSG po e shfrytëzon më së miri këtë moment duke tunduar së tepërmi futbollistin. Ajo që ofrohet prej tyre është një kontratë 3-vjeçare dhe kushte shumë më të mira financiare me vetë Ramosin që ka dhënë pëlqimin e tij. /Sport Ekspres/