Pioli heq gjithë presionin, kujton “hapin” e Milanit larg titullit kampion: Ne duhet të kthehemi në “Champions League”

Pas 9 vitesh, Milani u rikthye si kampion i dimrit në Seria A, teksa udhëheqin me 34 pikë tabelën e përgjitshme. Megjithatë skuadra e drejtuar nga Pioli ka mjaft mungesa të rëndësishme si Ibrahimoviç, Kjaer dhe Benaser, mungesa e të cilëve është ndjerë në fushën e lojës. Ditën e djeshme, trajneri italian, në një pronocim për mediat, është munduar të mbajë skuadrën dhe tifozët me këmbë në tokë, duke theksuar se Interi dhe Juventusi janë favoritë për të fituar skudeton.

“Një skuadër që ka 9 vjet që fiton titullin dhe ka të gjithë kampionët në fushë është gjithmonë favorit. Gjithashtu dhe Interi. Ata e mbyllën vitin e kaluar me vetëm 1 pikë më pak se Juventusi, kanë bërë blerje të shtrenjta dhe nuk kanë obligime të tjera ndërkombëtare”- u shpreh Pioli.

Edhe njëherë tekniku kuqezi është shprehur se lufta e Milanit është për vendin e katërt dhe konkurenca do të jetë mes Napolit, Romës dhe Atalantës. “Duam të kthehemi në Champions League, na mungon shumë prej vitesh. Roma dhe Napoli po bëjnë mirë, do të jetë e vështirë, mos të përmendim Atalantën që kaloi grupet dhe arriti të mposhtë Liverpulin”- mbylli fjalimin Stefano Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online