Plani i trajnerit të Vallecanos për të ndaluar Vinicius Junior, hyri Balliu sapo shkeli fushën Vinicius Junior

Rayo Vallecano ka arritur që të marrë një pikë në përballjen kundër Real Madrid në mbrëmjen e djeshme. Një ndeshje shumë dramatike e cila ka parë rezultati të përmbyset. Vendasit kaluan në avantazh 2-0, por madrilenët përmbysën gjithçka në 2-3.

Kur pritej që ekipi i Ancelotit të thellonte diferencën, Vallecano do të reagonte sërish për të barazuar në 3-3. Ndërkohë trajneri i Vallecanos kishte menduar që Vinicius Junior ta mbyllte me Ivan Balliun, ky i fundit kishte për detyrë që ta acaronte pak edhe nga nervat brazilian pasi e ka bërë me sukses në të shkuarën.

Kështu ndodhi teksa menjëherë pasi Vinicius Junior u hodh në fushë në minutën e 63, vetëm 3 minuta më vonë, ishte Ivan Balliu që u hodh në fushë nga krahu tjetër. Balliu hyri me detyra të qarta duke e bërë jo pak nervoz Vinicius. /Sport Ekspres/