Nga Klaudio Ndreca
Juventusi e kërkon me insistim marrjen e sulmuesit të Napolit, Milik. Sidomos pas një enigmë nëse do të kthehet Higuain, kërkohet një lojtar që të marrë përsipër skuadrën në majën e sulmit. I piketuari është Milik, që Napoli e vlerëson me 50 milionë euro.
Por bardhezinjtë nuk kanë ndërmend që të paguajnë të tilla shifra në këto momente. Për këtë arsye, sipas asaj që raportojnë mediat, po bëhet një marrëveshje që në dukje është e çmendur. Juventusi ofron 4 lojtarë në tavolinë dhe dy janë emra të njohur. Bëhet fjalë për Bernadeskin, Ruganin, Romeron dhe Pelegrinin.
Këta dy të fundit do të dërgohen si huazim, ndërsa tashmë Napoli po bën edhe diskutimin me futbollistët sa i përket rrogës që kërkojnë, ku më e komplikuar është rasti me Ruganin. Nëse do të ketë dakortësim në këtë pikë, mund të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes. Jemi në kohën e COVID-19, tashmë lojtarët nuk mund të blihen aq thjeshtë sa më parë. /Sport Ekspres/