Plani i Barcelonës për të mbushur arkat, ndeshje përpara sheikëve në vend të kompeticioneve të UEFA-s

Barcelona gjendet në një nga situatat më të vështirë në historinë e saj. Katalanasit pritet të marrin një goditje të rëndë ekonomike dhe sportive, teksa UEFA ka çelur hetime për çështjen Negreira. Sipas raportimeve në media, klubi blaugrana ka paguar ish-kreun e Komitetit Teknik të Arbitrave në Spanjë, Hoze Negreirën, çka ka shtyrë UEFA-n të mendojë për një ndëshkim shembullor për spanjollët. Organizimi më i lartë i futbollit europian mund të përjashtojë Barcelonën për një vit nga kompeticionet e zhvilluara prej tij.

Në një skenar të tillë, katalanasit do të vuanin së tepërmi ekonominikisht. Përpos humbjes së mundësive financiare nga Kupat e Europës, Barcelona do të grumbullonte të ardhura më të pakta edhe nga tifozët, pasi “Kamp Nou” i është nënshtruar një rikonstruktimi dhe skuadrës do i duhet të luajë në një stadium më të vogël. Por drejtuesit e Barçës duket se e kanë një plan B. “Relevo“ në bën me dije se katalanasit mund të zhvillojnë takime miqësore të vazhdueshme në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sheikët arab janë të gatshëm të paguajnë shifra të mëdha parash për të parë vazhdimisht Barcelonën në vendet e tyre, prandaj kjo pistë mbetet një alternativë serioze për klubin spanjoll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online