Plaku shënon gjithnjë, por nuk buzëqesh dot: Më vjen keq për penalltinë

“Ishte një takim i vështirë, pasi situata e Vllaznisë nuk ishte e mirë. Më vjen keq se nuk u bë një futboll aktiv. Të dy skuadrat kanë në përbërje futbollistë me të njëjtat vlera dhe për këtë pritej një takim më i hapur”, u shpreh pas ndeshjes për “Sport Ekspres” kapiteni i Kamzës, Sebino Plaku. Më pas, ai flet edhe për humbjen e penalltisë dhe rezultatin e ndeshjes.

“Më vjen keq që nuk arrita ta barazoj rezultatin. Ishte një moment shumë i mirë për ne, por ndodhin këto gjëra. Në momentet më të mira morëm golin e tretë, duke na u vështirësuan gjërat. A e meritoi Vllaznia fitoren? Nuk mund të them se Vllaznia e meritoi fitoren. Do të kisha dashur që ta thosha këtë gjë kur kam shikuar Vllazninë e vërtetë. Pjesa e dytë ishte komplet për ne, ndërsa pjesa e parë ishte më e mirë për Vllazninë. Më vjen keq që ky ishte rezultati i takimit”. Ndërsa, në lidhje me pozicionimin e Kamzës në fund t sezonit, ai tha: “Po shikojmë ndeshjet një e nga një,  në fund të sezonit do të shihni ku do të jetë Kamza. Po mundohemi që të kalojmë këto momente jo të mira. Dy humbjet me Vllazninë e Luftëtarin kanë ndikimin e tyre. Mendoj se humbja me Luftëtarin na ka djegur më tepër. Nuk jam i mendimit që toleruam me Luftëtarin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online