Plaku: Duhet të jemi të qetë, në këtë pikë bën punë eksperienca

 

pa diskutim ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi me dy golat e tij, Sebino Plaku, riktheu skuadrën te fitorja pas shumë ndeshjes. Pas takimit me Lushnjen kapiteni i skuadrës u shpreh se nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë, pasi skuadra ra në presion pasi u barazuar rezultati.

“Pa barazimit e ndjemë presionin. Është normale pasi vjen nga situata që kemi kaluar. Mungesa e rezultateve e fut çdo ekip në trysni. I ka ndodhur dhe skuadrave të mëdha. Më vjen keq që dolëm pak nga pjesë e parë e mirë, pavarësisht se ishim 0-0, po luanim në stilin tonë, po e kërkonim golin. Ndryshuam stilin pasi na barazoi Lushnja”.

“Gjatë kampionatit jam munduar të përshtatem në çdo pozicion që ka pasur nevojë skuadra. Donim ta kishim skuadrën e plotë. Raçiç ka kontribuar për këtë ekip, por pavarësisht mungesave që mund të kemi , ne jemi munduar që të bëjmë të mos ndihet mungesa e asnjë lojtari. Forca e grupit që na ka përndjekur them se do na ndihmojë deri në fund të kampionatit”.

“Nuk kam pasur mundësinë të flas për profesor Ndreun, pasi nuk më është dhënë mundësia, por doja ta falënderoja, pasi ka bërë një pjesë të mirë të suksesit, si në fazën e parë dhe në vazhdim që kishim luhatje. Ka qenë pjesë e rëndësishme. Profesor Ahmataj mendoj se është gjeneratë e re dhe ka ide të ndryshme. Është munduar që t’i hedhë idetë e tij që nga java kur e mori skuadrën. Ekipi ka reaguar dhe besoj se është një mundësi e mirë për të gjithë ne që ta ndjekim, pasi mënyra sesi  e sheh futbollin dhe si po rreshtohemi është risi, por po na përshtatet dhe jemi në rrugën e duhur”.

“Te ne si lojtarë është e vështirë mos të prekemi nga trysnia, pasi varet nga shumë situata. Ne duhet ta qetësojmë veten, pasi në këto raste duhet vetëm qetësi dhe ftohtësi në kokë. Një ekip si Kamza, pritet që ta përjetojë me trysni, për shkak të eksperiencës. Në këtë pikë bëhet diferenca në disa situata. Në këtë rast ne po mundohemi të japim nga eksperienca jonë dhe uroj që pjesa lart të jetë më e kthjellët dhe të mendojë pak më gjatë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *