Mbyllet sezoni, përshëndet Kamzën me 13 gola, i fundit ndaj Flamurtarit në një sukses që i siguron mbijetesën skuadrës së tij…
Sebino Plaku largohet dhe firmos me Kukësin, për Kupat e Europës. Sigurisht, duke e ditur se kthimi në shtëpi, pra te Kamza, do të ishte çështje kohe, muajsh ose ditësh… Kështu, rikthehet dhe stërvitet me grupin prej pak kohësh, por në fushë tregon mbetet padiskutim bomberi që nuk Plak-et…
Ernest Heminguej shkruante dikur librin e tij të jashtëzakonshëm “Plaku dhe Deti”, ku pas një sforco të jashtëzakonshme, plaku arriti që të kapte atë peshk gjigant duke e tërhequr deri në breg, edhe pse rrugës peshkaqenët ia kishin ngrënë… E megjithatë, lavdinë e arriti…
Një histori që i përket ndeshjes së parë Tirana-Kamza, ku Plaku, këtë herë, në një “det” të hapur, kapi “peshkun e madh”, duke e tërhequr deri në breg dhe duke e mbajtur të paprekur…
Mosha ecën, akrepat e orës gjithashtu, ditët kalojnë, por ai mbetet i njëjti, bomberi që nuk fal, që ka në gjak rrjetën..