Xhemi Vardi është kthyer në temë diskutimi në Angli. Sulmuesi i Leiçesterit i dha barazimin skuadrës së tij në ndeshjen kundër Totenhemit. Lojtari 36-vjeçar u filmua nga kamerat në korridorin e stadiumit duke konsumuar një Red Bull, që duket se i dha energjinë e duhur për të shënuar gol. Vetëm disa minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Vardi shënoi golin e barazimit.
Nuk munguan as tensionet në fushë. Xhemi Vardi nuk ngurroi t’i kujtonte kundër eshtarëve faktin se kishte fituar një Premier Ligë në karrierën e tij, ndërsa Totenhemi ende nuk e ka një trofe të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres
Vardy casually swigging his Red Bull before getting out onto the pitch. ? pic.twitter.com/xkVccX0xGY
— EPL Bible (@EPLBible) August 20, 2024