Pista e transferimit të Bajramit po merr gjithnjë e më tepër jetë, Empoli cakton çmimin dhe piketon pasardhësin

Nedim Bajrami ka treguar një perfromancë fantastike tek Empoli në gjysmën e parë të sezonit 2021-2022. Në 4 muaj, mesfushori shqiptar ka shënuar gjithsej 7 gola, nga të cilët 5 në Seria A dhe 2 në Kupën e Italisë. Thashethemet e fundit flasin për një interesim të Lazios dhe Sassuolos për të marë shërbimet e lojtarit shqiptar në merkaton e janarit.

Kartoni i Bajramit vlerësohet me shifrën 10 milionë euro dhe drejtuesit e Empolit nuk do të pranojnë një shifër më të ulët. Skuadra favorite për transferimin e Bajramit është Sassuolo, pista e së cilës po merr gjithnjë e më tepër jetë, teksa në Itali raportohet se “blutë” kanë piketuar që tani zëvendësuesin. Nëse ky transferim do të realizohet atëherë Empoli do të kërkojë blerjen e Valerio Verra, lojtarin e Sampodorias, i cili nuk është i kënaqur me aktivizimin e pakët./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online