Pirati “i pagëzuar” nga Igli Tare bën për “ujë të ftohtë” Ançelotin, goli ndaj Kortua nuk mjafton për të mundur Realin e Madridit

Vedat Muriqi ka arritur të realizojë golin më të rëndësishëm në karrierën e tij. Sulmuesi i Kosovës arriti që të realizonte në Santiago Bernabeu kundër Realit të Madridit. Goli i parë do të vinte pikërisht nga ky lojtar në minutën e 35 duke mposhtur me kokë Kortua.

“Djersë të ftohta” për Ançelotin, me rezultatin që u barazua në fundin e pjesës së parë me Valverden. Thuajse e pamundur që të ndalësh makinerin madrilene, teksa Rodrigyo, Vinicius Junior dhe Rudiger katërfishuan shifrat duke e nxjerrë të pavlefshëm golin e Muriqit. Por sigurisht që ky realizim do të mbetet në histori për vetë sulmuesin që nga Igli Tare ka marrë “pagëzimin” si Pirati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *