Javët e fundit Barcelona ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të akuzave se paguante arbitra dhe “rasti Negreira” nisi një skandal të vërtetë në Spanjë. Për të gjitha këto paraditen e sotme ka folur edhe Gerard Pique, i cili ka thënë qartë se çfarë mendon për akuzat ndaj katalansve.
“Asnjëherë në jetën time nuk e kam takuar zotin Negreira, as djalin e tij. Jam gati të betohem para një gjykate, ose para kujtdo që dëshironi, se Barcelona nuk i ka dhënë kurrë ryshfet gjyqtarëve. Nëse doni të korruptoni një gjyqtar është shumë e thjeshtë, kontakto me të, takohesh me të në një vend sekret dhe jepi një zarf me para. A nuk është më e lehtë sesa të thuash të kalosh përmes Zëvendës Presidentit të Komitetit të Arbitrave?”, tha Pique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/