Nuk ishte “këshillë”! Gënjeshtra e Barcelonës del sheshit: E paguam arbitrin se ata ndihmonin Real Madridin

Barcelona ka qenë nën presion të madh në ditët e fundit. Pasi ‘çështja Negreira’ u bë publike, prokuroria hapi procedimin ndaj ekipit katalanas dhe i dyshoi për korrupsion.

Katalanasit i kanë paguar ish-kreut të komisionit të arbitrave, Enriquez Negreira, më shumë se shtatë milionë euro për këshilla për arbitrat dhe procesi ndaj Barçës aktualisht është në vazhdim.

Mediat spanjolle zbulojnë detaje të ndryshme nga hetimi. Dëshmitarë do të jenë ish-menaxherë, trajnerë dhe një nga bisedat e zbuluara në këtë rast tregon pse Barça e pagoi Negreira.

“Ne kemi paguar për vetëmbrojtje sepse gjyqtarët vazhdimisht e kanë ndihmuar Real Madridin. E kemi fshehur për të mbrojtur klubin”, tha një nga ish-drejtuesit e klubit.

Ish-presidenti Sandro Rosell gjithashtu dinte për gjithçka që po ndodhte. Fjalët e tij në mandatin e parë të Laportës në klub flasin shumë.

“Të paguajmë Negreira? Nëse duam të kemi respektin e tyre, duhet të vazhdojmë të paguajmë”, ishin fjalët e Rosellës që u shfaqën në publik. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online