Pioli e shpërbleu me një ditë pushimi, Zlatan Ibrahimoviç nuk e pranon dhe stërvitet sërish me Milanin

Edhe pse në moshën 40 vjeçare, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të tregojë që mosha është thjesht një numër. Pas humbjes së Euro 2020 për shkak te lëndimit, sulmuesi i Milanit u aktivizua me fanellën suedeze në disfatën ndaj Spanjës.

Stefano Pioli e kishte shpërblyer Ibrahimoviçin me një ditë pushimi, për shkak të lodhjes nga ndeshja dhe fluturimi. Megjithatë duket se pasioni për futbollin dhe dëshira për të qenë protagonist me Milanin, e ka bërë suedezin të mos e humbë kurrsesi seancën e sotme. Ai u stërvit rregullisht me shokët e skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *