Stefano Pioli po përgatitet për t’u përballur me Juven. Dhe ai që e shqetëson më shumë është, mbi të gjitha, Dibala. “Është rreziku numër 1, lojtari më në formë, – ka sqaruar trajneri i Fiorentinës. – Por Juventusi ka shumë armë në dispozicion”. “Do të vuajmë, por jemi gati. Duhet të luajmë me pozitiv”, ka shtuar ai. Më pas, ai ka folur për ish-in e tij, Bernardeskin. “Asnjë keqardhje, situata ishte e qartë. Lojtarët që kam janë, po ashtu, do të jenë po aq të fortë”.
DUELI – Të përballesh me Juven nuk është kurrë e thjeshtë. Dhe Pioli e di. “Do të jetë vendimtare skuadra, do të duhet të punojë mirë në të dy fazat e lojës. – ka shtuar ai. – Duhet të mos lëmë shumë topa të luajtshëm sulmuesve bardhezinj. Duhet të jemi të kujdesshëm”. Me siguri mund të mbështetet në papërgjegjshmërinë e të rinjve. “Mund të jetë një armë më shumë. Ne zbresim në fushë për të dhënë maksimumin. Respektojmë Juventusin, por jemi të ndërgjegjshëm se mund të bëjmë një ndeshje të madhe”. “Duhet të luajmë me personalitet, për të luajtur me skuadrat e mëdha dhe duhet të menaxhojmë mirë topin, – ka vijuar Pioli. – Nuk duhet të gabojmë përqasjen, Juventusi shtyn gjithmonë që në fillim, duhet të gjendemi të përgatitur”. “Kur skuadra e di që duhet të japë maksimumin, jam i sigurt se do ta bëjë. Ndeshja me Juven është një e tillë e rëndësishme, sigurisht që do të japim 100%”.