Pike i gatshëm të largohet nga Përfaqësuesja e Spanjës. Një lajm i bujshëm por që është konfirmuar nga vetë mbrojtësi i Barcelonës, që dje luajti në “shkretëtirën” e “Camp Nou”-t, që për të ishte “një ndeshje e vështirë për t’u luajtur, eksperienca më e keqe në karrierën time profesionale”. Mbrojtësi i Barcelonës ka folur me tone të ashpra drejt shtetit spanjoll pas fitores së Las Palmas… Shkaku? Referendumi për ndarjen e Katalonjës nga Spanja. Dhe dhuna e policisë ndaj qytetarëve ka prekur Pikenë, që u shpreh: “Nëse trajneri dhe dikush nga drejtorët e Federatës mendojë se jam problem për Përfaqësuesen, do largohem para Kupës së Botës. Jam dhe ndihem katalonas dhe sot jam krenar për popullin e Katalonjës. Ne nuk jemi minoritet, atje janë milionë nga ne. Nuk jemi të këqij dhe vetëm duam të votojmë. Kur voton, mund të votosh ‘po’, ‘jo’ ose të lësh të zbrazët, por t’i voton. Nën regjimin e gjeneralit Franko nuk mund të votoje dhe kjo është një e drejtë që duhet mbrojtur. Ndihem katalonas sot më shumë së kurrë”, ka shtuar mbrojtësi.