Pika se ku ka mbërritur kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti bëhet një shembull për t’u ndjekur nga lojtarët e Atalantës

Disa thonë se fati është i shkruar dhe të tjerë se duhet të punosh fort për të ndryshuar fati tënd. Rasti i Berat Gjimshitit, është pak nga të dyja, por sigurisht, me shumë fat me vete. Kur Gjimshiti mbërriti te Atalanta, të gjithë ishin kundër tij. Vetë mbrojtësi nuk ishte në formën dhe potencialin që zotëron sot, ndërsa disa huazime mbërritën për të, dy vite mes Serisëe B dhe Serisë A.

Në vitin 2018, te Atalanta vendosën që t’i japin fund historisë së tij. Berat Gjimshiti nuk llogaritej më, përgatit valixhen e tij dhe po shikonte destinacionin e ri ku do të transferohej. Por papritur, mbrojtësi Varnier u dëmtua në stërvitje dhe klubi italian ishte i detyruar që të fuste në llogari edhe Gjimshitin, pasi nuk kishte një tjetër zgjedhje.

Pjesa tjetër është histori, Berat Gjimshiti ngjiti shkallët e hierarkisë dhe në sezonin e fundit ngriti trofeun e Europa League si kapiteni i Atalantës dhe njëkohësisht shkoi në Europian si kapiteni i Shqipërisë. Sigurisht, nëse fati nuk do ta donte, Varnier nuk do të ishte dëmtuar në stërvitje dhe Gjimshiti do të kishte marrë një rrugë që ndoshta nuk do të mbërrinte kurrë në këto nivele pasi në atë moment të karrierës, askush nuk besonte më te ky lojtar.

Nga ana tjetër, Berati e shfrytëzoi në përsosmëri shansin e dytë që i erdhi. Ndërkohë media “L’Eco di Bergamo” shkruan se Bakker, Miranchuk dhe Musso janë në listën e largimeve te Atalanta në këtë merkato vere pasi shihen si të pavlefshëm. Por sipas kësaj media, secili prej këtyre lojtarëve duhet të ketë shembullin Gjimshiti para syve dhe të shpresojnë se do të ndjekin hapat e shqiptarit. Për të mbërritur deri aty, duhet shumë fat dhe të kapet mundësia e parë që të ofrohet. /Sport Ekspres/