Rei Manaj shkëlqeu në sezonin e kaluar me fanellën e Barcelonës B. Sulmuesi shqiptar ishte golashënuesi më i mirë i katalanasve të vegjël, por merkato nuk është pasqyra më e mirë e kampionatit që lamë pas. Futbollisti shqiptar është shumë pranë arritjes në elitën e futbollit portugez për të nënshkruar me Famalicao-n.
Këta të fundit e kërkojnë Manajn si huazim me të drejtë blerje, por Barcelona kërkon që të heq dorë përfundimisht nga kartoni i shqiptarit. Kjo është edhe pika e ngecjes në bisedimet mes klubeve. Ekipi spanjoll dëshiron që Rei të transferohet përfundimisht te Famalicao, ndërsa këta të fundit kërkojnë provën për lënien e gjurmës, duke provuar fillimisht huazimin. Mbetet të shihet sesi do të vazhdojë kjo tratativë mes klubeve. /Sport Ekspres/