Skuadra e Milan ka nisur një rezolucion të ri në rikrijimin e në skuadre konkurruese për Europën. Pas dështimit të projektit kinez, pronarët e rinjë amerikan besojnë në idetë e tyre. Mbështetur edhe nga legjendat e Milanit si Boban dhe Maldini në krye të projektit.
Gjithçka nisi nga trajneri dhe rifreskimi i skuadrës me lojtarë premtues për të ardhmen. Trajneri i Milan, Giampaolo, është ende në fazat testuese të ekipit duke mos e pasu ende gati skemën përfundimtare të formacionit si dhe lojtarët titullarë.
Në këto kushte reparti që po e ndjen më shumë futjen e sistemit të Giampaolo te Milani është sulmi. Në krye të tij polaku Piatek thotë së duhet ende kohë që çdo gjë të gjejë përshtatjen e vetë. Në një intervistë për mediat italiane, sulmuesi 24 vjeçar ka folur mbi ecurinë e skuadrës teksa nuk ka lënë pa përendur disa skena të çuditëshme nga arbitrat si dhe “profetësinë” e numrit 9 që ai vet ka zgjedhur të vesh këtë sezon.
“Nuk është e thjeshtë të adaptohesh me sistemin e lojës të Giampaolo. Ne duhet ta mësojmë atë, mund të zgjasë edhe ca kohë . Ka situata, si në ndeshjen miqësore që zhvillova ndaj Cesenës, ku mbrojtësit më mbajtën nga të dy krahët, si në një betejë. E çuditshme është që në Itali gjyqtarët favorizojnë mbrojtësit më shumë sesa sulmuesit.
Sa i përket numrit 9, trajneri më tha me shaka se njerëzit i marrin seriozisht këto gjëra. Në dhomën e zhveshjes, pas ndeshjes kundër Brescia në të cilën topi thuajse kaloi pranë vijës, shokët më thanë se ishte faji i fanellës me numrin 9, por unë ‘ gjithmonë kam dashur të luaj me të.
Për Paqueta mund të them se ka një potencial të jashtëzakonshëm. Nuk është vetëm teknik dhe aftësi, por ka këmbë me të vërtetë të forta dhe fizikisht të mira. Ka një sens rreziku në qarkullimin e topit, nganjëherë Giampaolo zemërohet me të, por ai është një lojtar për t’i besuar”- ka thënë sulumesi polak./Sport Ekspres/