Pësoi 6 gola për 45 minuta, Prekazi harron intervistën dhe shmang përgjegjësitë

Kosova U-21 ishte fillimisht më e avantazhuar për t’u kualifikuar në grup, por humbja e marrë me Shqipërinë U-21 prishi jo pak llogaritë e dardanëve. Për të vazhduar më tej, u kërkua një surprizë e mundshme me Anglinë në shtëpi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola në ditën e djeshme, duke u menduar se do të dilej me pikë nga kjo përballje e zjarrtë. Megjithatë “tre luanët” kishin lënë gjithçka për pjesën e dytë atje ku në 45 minuta realizuan 6 gola.

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, nuk ka dalë në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Arsyet nuk bëhen ende të ditura, por kjo mbetet një shmangie e përgjegjësisë për të dhënë shpjegime edhe në humbje, jo vetëm për sukseset. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *