Peshëngritësi shqiptar shkon në Botëror i vetëm, gafa e Federatës së Peshëngritjes e lë pa trajner

Një gafë e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka bërë që sportisti Eltjon Kofsha të shkojnë në Botërorin e Peshëngritjes për U20 pa trajnerin e tij. Leonard Toska nuk do të jetë në Guadalahara të Meksikës për të prirë peshëngritësin e tij. Trajneri shqiptar nuk do të jetë përkrahë Kofshës për shkak të një paaftësisë së Federatës.

Institucioni i udhëhequr nga Elez Gjoza nuk ka arritur t’a pajisë trajnerin me vizë për të udhëtuar drejt Meksikës. Për këtë arsye, Eltjon Kofsha, i cili në një moshë fare të re, do të duhet të përballojë i vetëm Kampionatin Botëror të peshëngritjes për moshat nën 20-vjeç.

Gabimet e njëpasnjëshme vazhdojnë te peshëngritja shqiptare duke penalizuar sportistët, por edhe Shqipërinë, që humbet mundësinë të përfaqësohet në kompeticionet më prestigjoze me shtangistët elitarë.
Peshëngritësi i talentuar Ertjan Kofsha nuk do të ketë suportin e trajnerit Leonard Toska në Botërorin e Peshëngritjes për U20, që po zhvillohet në Guadalajara në Meksikë (15-23 nëntor).

Trajneri e priste me padurim këtë turne, por paaftësia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes me në krye presidentin Elez Gjoza për t’i nxjerrë vizën, ka bërë që Ertjan Kofsha, të shkojë në kompeticion pa mentorin e tij.
Në një sport ku roli i trajnerit është determinant, sepse sportistët janë të rinj dhe kanë ethet e garës, tekniku luan rol të madh me ndryshimin e peshave dhe këshillat.

Imagjinoni sikur kombëtarja e futbollit të luaj një ndeshje pa trajnerin Sylvinho.
Nëse ky skandal do të ndodhet te FSHF, atëherë do të ishte një bombë e vërtet, por te peshëngritja po mundohen t’i fshehin këto çudira që bëhen vetëm në Shqipëri.
S

kandalet në FSHP, po dalin si kërpudhat pas shiut dhe askujt nuk i bën më përshtypje. Ndërkohë që FSHP dhe z.Gjoza janë në gjyq me legjendën Pirro Dhima, ndodh edhe kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *