Brazili do të përballet me Perunë në orën 01:00 të datës 6 korrik. Kjo ndeshje cilësohet si e lehtë në letër për brazilianët, të cilët në 2 përballjet e fundit me Perunë, kanë shënuar 8 gola dhe kanë pësuar vetëm dy të tillë. Megjithatë, në gjysmëfinale të gjitha skuadrat mendojnë për fitimin e trofeut dhe Peruja nuk do të jetë aspak një trampolinë për kalimin e Brazilit në finale.
Në një postim në Instagram, Neymar ka kërkuar ndihmën e “Zotit” për ta fituar këtë ndeshje. “Zoti të na ruajë dhe të na bekojë”- shkruan Neymar, teksa përgatitet të nisë ndeshjen ndaj Perusë vetëm pas 1 ore./Sport Ekspres/