Tirana U-19 e Bledar Devollit ka fituar Kupën e Shqipërisë, teksa ka mundur me rezultatin 3-2 ndaj Shënkollit. Ndërkohë ky ekip mban edhe vendin e parë në kampionat sa i përket moshave. Një tjetër trofe që shkon te bardheblutë, atje ku më herët edhe mosha U-17 fitoi Kupën së fundmi ndaj Partizanit.
Por në festën e sotme të lojtarëve të Devollit, ka pasur një dedikim për Partizanin A që drejtohet nga Sormani. Të gjithë futbollistët kanë ngritur dorën që tregonte numrin e golave të pësuara nga ana e të kuqëve në derbin e fundit, atje ku fituan me shifrat 5-1. /Sport Ekspres/